Balluku: Do ndërpresim ndriçimin në këto akse rrugore, bashkitë të fikin dritat e panevojshme

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, tha në një deklaratë për mediat se importi i energjisë do të jetë më i madh se prodhimi vendas për shkak të mungesës së reshjeve kohët e fundit.

Balluku bëri me dije se do të ndërpritet energjia elektrike në disa akse rrugore kombëtare për të kursyer energji si më poshtë;

Tiranë-Durrës, Bypassi i Durrësit, Qafë Kashar-Rinas, Lin-Pogradec, By Passi Shkodër, Korçë-Ersekë, Qafë Gjashtë.

Balluku bëri me dije se edhe për dy javët e ardhshme nuk priten reshje shiu ndërsa shtoi se do t’ju kërkohet edhe Bashkive që të ndërpresin ndriçimin e panevojshëm.

"Kaskada ndodhet në një moment të vështirë. Në kaskadën e Drinit punojnë dy agregatë. Duke pasur konsumin e lartë, prodhimi vendas është ulur ndjeshmë, do dalim në import. Qeveria ka vendosur të marrë masa duke nisur fillimisht nga vetë institucionet publike.

Kemi kërkuar nga ARRSH që të nisë nga puna për të bërë ndërprerjen e ndriçmi në akset automobilsitike.

Tiranë-Durrës, Bypassi i Durrësit, Qafë Kashar-Rinas, Lin-Pogradec, By Passi Shkodër, Korçë-Ersekë, Qafë Gjashtë.

Ndërprerje do ketë edhe në akset kombëtare të ndriçuara në degëzim. By Passi i Fierit, Lezhë-Shëngjin, dhe Shkodër-Hani i Hotit.

Nuk do prekim disa pjesë të akseve rruugore që cënojnë sigurinë rrugore siç janë  rrethrrotullimet Rrogozhinë, Lushnjë, Lezhë-Kakarriq.”-tha Balluku.