VIDEO virale/ Pagëzimi në Greqi bëhet viral pasi kumbares i marrin flakë flokët

Gjithçka dukej se po shkonte mirë në Kretë në pagëzimin e fëmije.

Por deri në momentin kur kumbara u përkul mbi fëminë në vaskën ku ai po qëndronte, kur asaj i marrin flakë flokët nga qirinjtë e ndezur që ishin aty pranë.

Të afërmit nxituan për ta ndihmuar atë për t'i shuar flakët, ndërsa ajo në video duket se qëndron e qetë dhe nuk është frikësuar.

Videoja tashmë është bërë virale në internet dhe numëron me mijëra klikime.