Lufta në Ukrainë, OKB: 636 viktima civile, mes tyre 46 fëmijë! 1,125 të tjerë janë plagosur

Prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë janë shkaktuar 636 viktima civile. Sipas OKB, mes tyre janë 6 vajza dhe 10 djem, ndërsa 30 fëmijë të tjerë nuk janë identifikuar ende. Sakaq, raportohet se të paktën 1,125 persona kanë mbetur të plagosur.

"Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa ajrore,” tha agjencia.

Shifrat mund të jenë shumë më të larta pasi në disa vende nuk mund të merret informacioni për shkak të sulmeve ruse.