Rrezik nuklear, trupat ruse shpërthejnë municione pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhya

Rrezik për shpërthim nuklear në Ukrainë. 

Sipas BBC, trupat ruse kanë shpërthyer municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya.

Në mesazhin e publikuar në Telegram, nga kompania e energjisë bërthamore në Ukrainë Energoatom, theksohet se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur nga shpërthimi.

Kujtojmë se Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars, pasi një sulmi me raketa që goditit centralin bërthamor, por pa prekur reaktorin bërthamor.

Centrali i Zaporizhzhya ndodhet i vendosur rreth 550 km (342 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper dhe prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.