VIDEO/ Moment i frikshëm, raketa bie në mes të qytetit ukrainas, rrugët plot me njerëz dhe makina

Ukraina ka hyrë sot në ditën e 19-të të pushtimit rus dhe pasojat e luftës shtohen përditë. Palët kanë njoftuar se do të ulen në një raund të katërt bisedimesh këtë pasdite.

Bombardimet raportohet se vazhdojnë natën dhe ditën, shkruajnë mediat vendase. Pak më parë NEXTA ka publikuar momentin kur një lagje historike e Kievit, Kurenivka është goditur nga një raketë ruse. Rrugët janë plot, me njerëz që ecin në këmbë dhe makina e autobusë. Nuk dihet ende për viktima apo të lënduar.