", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/14/auto_1599212723-92711647247219.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Ukraina thirrje Perëndimit: Na ndihmoni në luftën kundër Rusisë, na furnizoni me armë

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Perëndimit që të furnizojë me armë Ukrainën dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë, shkruan The Guardian.

Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj që të bëjnë më shumë për ta ndihmuar vendin t’i rezistojë pushtimit rus që nisi më 24 shkurt. Disa qeveri perëndimore kanë frikë se një veprim i tillë mund të përfshijë në konflikt edhe vende të tjera, përfshirë vendet anëtare të NATO-s.

“Vendet e tjera janë të shqetësuar nga fillimi i një Lufte të Tretë Botërore. Ukraina ka treguar rezistencë, por ne kemi nevojë që ju të na ndihmoni të luftojmë. Të na  siguroni të gjitha armët e nevojshme”, shkroi Kuleba në Twitter.

“Vendosni më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe izolojeni atë plotësisht. Ndihmoni Ukrainën ta detyrojë Putinin të dështojë dhe ju do të shmangni një luftë më të madhe.”