Kryebashkiaku i Lviv thirrje NATO-s: Sot kemi nevojë për ndihmë! Nesër raketa ruse përfundon në BE

Kryebashkiaku i Lviv, Andriy Sadovyi ka bërë thirrje që të mbyllet hapësira ajrore për të parandaluar sulmet ruse.

“Lviv sot është një qendër e madhe e refugjatëve të luftës, më shumë se 200,000 njerëz vijnë në Lviv dhe detyra ime është t’i mbështes dhe të bëj maksimumin”, ka thënë ai.

Sadovyi i ka drejtuar një mesazh edhe NATO-s duke thënë se kanë nevojë për pajisje ushtarake sot, dhe jo nesër.

Ndër të tjera ai shton se nesër do jetë vonë dhe raketa ruse përfundon në Bashkimin Europian.

“Ne kemi nevojë të mbyllen hapësirat ajrore, kemi nevojë për pajisje ushtarake sot, jo nesër. Nesër raketa ruse përfundon në Bashkimin Europian”, ka thënë ai.