Rusët vrasin gazetarin e New York Times në Irpen, një tjetër u plagos
Vritet në Ukrainë gazetari i New York Times. Brent Renaud, një reporter amerikan për New York Times, u vra nga forcat ruse në Ukrainë.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shefi i policisë së rajonit, Andrei Nebitov. Në Twitter janë shpërndarë foto të dokumenteve të gazetarit të cilat duket se konfirmojnë fatin e tij, shkruan Il Messagero.
Ndërsa The Guardian raporton se një gazetar i New York Times është vrarë pranë Kievit.
“Dy gazetarë u sulmuan pranë Irpin kur forcat ruse hapën zjarr.
Njëri ka mbetur i vrarë, ndërsa gazetari i plagosur me të cilin po udhëtonte është dërguar në spital për mjekim”, shkruan The Guardian.