VIDEO dramatike/ Forcat ruse bombardojnë pallatin në Ukrainë

Pamjet që vijnë nga Ukraina janë gjithmonë e më dramatike.

Ushtria ruse po sulmon jo vetëm objektivat ushtarakë, por edhe civilët.

Madje në një raportim, qeveria ukrainase pretendon se Rusia ka vrarë mijëra civilë, duke i pasur ata si shënjestër kryesore.

Qytete të tëra janë bombarduar, por Mariupoli është më i godituri. Qyteti port është kthyer në rrënoja. Këto pamje dramatike tregojnë momentin kur tanket ruse godasin një pallat në një zonë rezidenciale.

Që nga fillimi i luftës në këtë qytet kanë vdekur të paktën 1500 civilë.