VIDEOLAJM/ Ukraina shkatërron një tjetër kolonë tankesh ruse

Ky është momenti kur trupat ukrainase shkatërrojnë një tjetër autokolonë me tanke ruse.

Pamjet dramatike vijnë vetëm dy ditë pasi forcat ukrainase shkatërruan një tjetër kolonë tankesh ruse.

Në pamje shihet se si ushtarët rusë vrapojnë nëpër fusha për t’u fshehur pasi shkatërrohet kolona e tyre.

Ekspertët besojnë se Ukraina po lufton në mënyrë efikase tanket ruse. Madje ka shkatërruar të paktën 350 tanke deri më tani.

Ndërkohë këto pamje vijnë në ditën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se 500 trupa ruse janë dorëzuar në një ditë të vetme.