Ukrainë, gjenden 5 trupa në një ndërtesë të bombarduar nga forcat ruse

Shërbimet e urgjencës ukrainase kanë raportuar se kanë nxjerrë trupat e pesë personave, përfshirë dy fëmijë, nga rrënojat e një ndërtese banimi në fshatin Slobozhanske, në periferi të Kharkiv: ndërtesa u shemb pas bombardimeve ruse në qytet.

Operatorët kontrolluan 40 vende për të pastruar zonën nga municionet e pashpërthyera.

Ndërsa sipas intiligjencës britanike forcat tokësore ruse tani ndodhen 25 kilometra larg kryeqyetit, Kiev.

"Elementet e kolonës së madhe ruse në veri të Kievit janë shpërndarë. Kjo ka të ngjarë të mbështesë një përpjekje ruse për të rrethuar qytetin. Mund të jetë gjithashtu një përpjekje e Rusisë për të reduktuar cenueshmërinë e saj ndaj kundërsulmeve ukrainase”, shkruhet në njoftimin e ministrisë britanike të mbrojtjes.