Ukraina ngre alarmin: Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus sonte

Autoritetet zyrtare të Ukrainës janë në alarm, pasi Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus në orët në vazhdim.

Paralajmërimi vjen pas një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit bjellorus Alexander Lukashenko në Moskë, me zyrtarët ukrainas që paralajmëruan se trupat bjelloruse mund të urdhërohen të kalojnë kufirin sonte në mbrëmje.

“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund t’i  bashkohen Rusisë më 11 mars në orën 21:00 (19:00 GMT),” thuhet në një deklaratë ukrainase, shkruan BBC.

Zyrtarët pretenduan se Putini mund të urdhëronte që bombarduesit rusë të niseshin nga territori ukrainas për të bombarduar objektivat në Bjellorusi, duke i dhënë Lukashenkos një pretekst për të nisur një pushtim.

BBC thekson se nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë objektive informacionin.