Shërbimet sekrete japin alarmin: Putin po përgatitet të përsëris tragjedinë e 1986

Mediat ukrainase raportojnë duke iu referuar shërbimeve sekrete se rusët janë duke tentuar që të bëjnë një sabotim në centralin bërthamor të Çernobilit, që më pas të fajësojnë për këtë ukrainasit.

Sipas “Kyiv Post”, ushtria ruse është duke aplikuar një plan të tillë duke përsëritur tragjedinë e prillit 1986, gjë që do të kishte pasoja katastrofike për zonën si edhe vetë Europën.

Inteligjenca e Ukrainës: Rusia përgatit provokimin në Çornobil.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë një urdhër për të përgatitur një fatkeqësi në termocentralin bërthamor të Çornobilit dhe pretendon se Ukraina është përgjegjëse për të.