Lukashenko mbështetje të fortë për mikun e ngushtë, Putin: Sanksionet e Perëndimit do të harrohen shpejt

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i tha Vladimir Putinit se për një muaj, sanksionet e Perëndimit do të jenë harruar.

Gjatë një takimi mes dy liderëve në Moskë, Lukashenko i ofroi edhe një herë mbështetje të pakushtëzuar homologut rus, për pushtimin e Ukrainës, të cilin Moska e cilëson “operacion special” ushtarak.

Lukashenko akuzoi Ukrainën se donte të hidhte në erë centralin bërthamor të Çernobilit, dhe e quajti fat të mirë që ai është marrë në kontroll nga ushtria ruse, ndërkohë që pranoi se po furnizohet me energji nga Bjellorusia.

Të dy shtetet janë sanksionuar nga Perëndimi për agresionin në Ukrainë, pasi një pjesë e trupave ruse u futën pikërisht nga kufiri me Bjellorusinë.