VIDEO e masakrës/ Rusia ka humbur tanke aq sa ka gjithsej Gjermania

Ekspertët kanë mbetur të befasuar nga taktikat e ushtrisë ruse pasi në media u publikuan dje pamje kur ushtria ukrainase shkatërron një kolonë me tanke.

Pamjet e masakrës mbi tanket ruse kanë bërë që ekspertët të ngrenë pikëpyetje se përse kjo njësi po ecte në mesin e rrugës kryesore, duke shkuar kështu drejt kurthit të vdekjes.

Tanket T-72 dhe një numër mjetesh të tjera u shkatërruan teksa po i afroheshin Kievit. Ata u gjendën në mesin e një sulmi surprizë nga para dhe pas kolonës.

Nga sulmi mbi kolonën me 30 tanke u shkatërrua edhe një raketahedhës termobarik dhe u vra një komandant i lartë.

Shkalla e humbjeve të ushtrisë ruse në Ukrainë ende nuk dihet me saktësi. Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 12 mijë trupa dhe ka shkatërruar 250 tanke, 80 helikopterë, 125 njësi artilerie, 1150 mjete të blinduara dhe thuajse 60 avionë.

Tobias Schneider, një ekspert pranë Institutit për Politika Globale në Berlin tha se deri më tani, ushtria ruse ka humbur aq mjete të blinduara sa ka në total e gjithë ushtria gjermane.

Në sulmin e djeshëm mbi tanke humbi jetën koloneli rus, Andrei Zakharov.

Ai ishte dekoruar në vitin 2016 me Urdhrin e Kurajës nga Vladimir Putini.