Rrëshqitja e dheut në Malajzi vret të paktën katër persona

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një rrëshqitje dheu në Malajzi të shkaktuar nga shirat e dendur, thanë shërbimet lokale të emergjencës.

Një seri shtëpish në Ampang, në periferi të kryeqytetit Kuala Lumpur, u shembën pas shiut të dendur që ra për më shumë se gjysmë ore.

Shiu i dendur nuk është i zakonshëm në këtë periudhë të vitit në Malajzi, kur pritet një periudhë thatësire.

Në Kuala Lumpur pak ditë më parë ra shi dhe shkaktoi përmbytje në të cilat askush nuk humbi jetën