Lufta në Ukrainë: Facebook do t'i lejojë thirrjet për dhunë kundër Putinit

Shefi Ekzekutiv i Facebook dhe Instagram do të lejojë përdoruesit në disa shtete të bëjnë thirrje për dhunë kundër Vladimir Putin dhe ushtarëve rusë. Kompania “Meta” thotë se ka lejuar përkohësisht disa fraza të dhunshme, si "vdekje pushtuesve rusë", që zakonisht përbëjnë thyerje të rregullave të saj.

Megjithatë, kompania thotë se nuk do të lejojë thirrjet për dhunë kundër civilëve rusë.

Si kundërpërgjigje, Rusia u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojë "aktivitetet ekstremiste" të gjigantit të mediave sociale.

Njoftimi erdhi pasi agjencia e lajmeve Reuters tha se kishte parë emaile të brendshme që tregonin ndryshimin e politikës.

“Në dritën e pushtimit në vazhdim të Ukrainës, ne bëmë një përjashtim të përkohshëm për të prekurit nga lufta, për të shprehur ndjenjën e urrejtjes ndaj forcave të armatosura pushtuese”, tha një zëdhënës i kompanisë “Meta” për BBC.

Sipas politikës së ndryshuar, përdoruesit në disa shtete ku përfshihet Rusia, Ukraina dhe Polonia do të jenë në gjendje të bëjnë thirrje për vdekjen e Presidentit rus Putin dhe Presidentit bjellorus Lukashenko.

Emailet thuhet se thonë se thirrjet për vdekjen e liderëve do të lejohen nëse nuk përmbajnë objektiva të tjerë ose nuk përfshijnë ndonjë vendndodhje apo metoda.

Thirrjet për dhunë kundër rusëve lejohen gjithashtu kur postimi i referohet qartë pushtimit të Ukrainës, thuhet në emailet.

“Kërkojmë që autoritetet amerikane të ndalojnë aktivitetet ekstremiste të Metës, të marrin masa për të vënë para drejtësisë autorët”, shkroi ambasada ruse në SHBA.

“Përdoruesit e Facebook dhe Instagram nuk u dhanë të drejtën pronarëve të këtyre platformave që të përcaktojnë kriteret e së vërtetës dhe t'i vënë kombet kundër njëri-tjetrit”, shtoi ambasada ruse.

Rusia njoftoi javën e kaluar se po e bllokonte Facebook-un dhe platformat e tij, duke përmendur 26 raste të "diskriminimit" të mediave ruse nga Facebook që nga tetori 2020.

Ndërsa qasja në këto rrjete është kufizuar tashmë në Rusi, ajo nuk është plotësisht.

Moska ka goditur disa platforma të mediave sociale ndërsa vazhdon pushtimin që e quan një "operacion special" në Ukrainë.