", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/11/auto_mmmmmmmmmmmmmmmmmmm1646987889.jpg", "width": 900, "height": 641 } }

E trishtë/ Ukrainasi humb të gjithë familjen e tij në sulm, vetëm ai dhe macja mbijetuan

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka publikuar një histori tronditëse të një ukrainasi, e gjithë familja e të cilit, sipas tyre, u vra në një sulm rus.

“Ky burrë dhe familja e tij u larguan nga Kievi për të qenë të sigurt. Por në fshatin Marhalivka, ku ata ikën, raketa goditi një shtëpi me 12 persona: fëmijë (përfshirë dy nipër dhe dy mbesa), një grua, një vajzë, një motër”, shkruan ministria ukrainase.

"Vetëm ai dhe macja e tij mbijetuan."