Ja çfarë po ndodh me karvanin rus 65 kilometra të gjatë i cili u nis për të pushtuar Kievin

Asnjë shenjë për armëpushim nuk duket në ditën e gjashtëmbëdhjetë të luftës në Ukrainë.

Shpërthime janë raportuar në Lutsk në veri-perëndim të Ukrainës, 100 kilometra nga Polonia si dhe në Dnipro në pjesën lidnore të vendit, ku u godit një azil dhe një perosn u vra.

Shpërthime raketash edhe në Ivano-Frankovsk. 

Zelensky akuzon Moskën se ka nisur një sulm në një korridor humanitar: "Është një shtet terrorist" shprehet ai.

Por lajmi që kompania Maxar Technologies e kaluar me kodin ‘minuta e fundit’ bëri një impakt të madh në opinionin publik.

Kompania ka publikuar foto të kolonës ruse 65 kilometra e gjatë e cila u nis për të pushtuar Kievin, kryeqytetin e Ukrainës, një javë më parë ishte shpërndarë dhe ridislokuar. 

Pranë Lubyanka, rreth 5 kilometra në veriperëndim të bazës ajrore Antonov, automjetet dhe armët e ushtrisë ruse janë zhvendosur në zona me pyje të rralla. 

Në Berestyanka, 16 kilometra në perëndim të bazës ajrore, mund të shihet një varg kamionësh me karburant dhe raketahedhës të shumtë të vendosur në një zonë pranë pyjeve.

 Në juglindje të Ivankiv është fundi i kolonës prej 67 kilometrash ku kamionët dhe pajisjet janë ende të dukshme në autostradë.

Ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se trupat ukrainase gjithashtu e kanë goditur atë me raketa antitank.