Afro-ukrainasit, thirrje NATOs: Mbylleni qiellin mbi Ukrainë, e gjithë bota është me ne!

Një video-apeli është lëshuar sot nga afro-ukrainasit,  drejtuar NATO-s, në të cilën ata i bëjnë thirrje të mbyllë qiellin mbi Ukrainë. “E gjithë bota e qytetëruar është në anën tonë! Së bashku drejt fitores!” shprehet ata në rrëfimet e tyre në video.

Në Ukrainë jetojnë rreth 30 mijë afrikanë dhe rreth 40 mijë afro-ukrainas, të cilët kanë ndërtuar jetën dhe kanë rritur fëmijët e tyre në këtë vend. Disa nga ata që flasin në video, janë nga qyteti i shkatërruar i Kharkiv.

LEXO EDHE: Studentët nigerianë të bllokuar në Ukrainë: Jo, ne nuk do të evakuohemi nga Rusia. Rusia është armiku!