Përfundon takimi në Antalia, Kuleba: Kërkova korridor humanitar për civilët nga Mariupoli, Lavrov hezitoi

Antalia, Turqi  - Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se nuk është bërë përparim në arritjen e një armëpushimi në bisedimet të enjten me homologun e tij rus Sergei Lavrov, bisedimet e para të nivelit të lartë midis dy vendeve që kur Moska pushtoi fqinjin e saj.

Duke folur pas bisedimeve në Turqinë jugore, Kuleba tha në një konferencë shtypi se situata më e vështirë ishte në qytetin ukrainas të Mariupolit dhe se Lavrov nuk u angazhua për një korridor humanitar atje. 

Ndërsa sipas medias turke Anadolu Agency, Ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba shtoi se dua të falënderoj Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Çavuşoğlu, që arriti të lehtësojë këtë kontakt, 

Kuleba vërejti: Lavrov nuk dha ndonjë premtim për (korridoret humanitare). Theksoi se do të bisedojë sërish me autoritetet përkatëse lidhur me këtë çështje."

"Kam rënë dakord për t'u takuar sërish në një format të tillë si (Antalya). Jam dakord të takohem sërish nëse ka nevojë për të kërkuar zgjidhje."

"Ne nuk mund ta ndalim luftën. Nëse vendi dhe shteti që na sulmon nuk e dëshiron këtë, ne nuk do të mund ta ndalim luftën."

"Kur pala ruse të jetë gati për t'u takuar, edhe unë do të jem gati për këtë takim."