VIDEO/ Pamjet që tronditën botën: Putini bombardon maternitetin

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Tre persona, mes tyre një vajzë vetëm 6 vjeç, janë konfirmuar të vdekur pasi avionët rusë bombarduan një maternitet në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ky është një krim lufte dhe prova më e qartë e gjenocidit kundër ukrainasve.

Spitali, që ndodhet në qytetin e rrethuar të Mariupolit, u qëllua disa herë nga bombat ruse.

Të paktën 17 persona u plagosën dhe me shumë gjasë shumë njerëz shpëtuan për shkak se ishin fshehur në bodrum në atë kohë.

Shumë nga gratë shtatzëna në spital po fshiheshin në bodrum, ku po sillnin në jetë fëmijët.

Mariupoli është një nga qytetet më të goditur nga bombardimet ruse, me të paktën 1200 civilë të vdekur.