Ukraina, Kuleba: Ne nuk mund ta ndalojmë luftën, nëse edhe vendi që e nisi nuk ka dëshirë ta ndalë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitry Kuleba sulmoi Rusinë pas takimit me Ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov në Antalia të Turqisë. Kuleba tha për mediat pas takimit:

-Ne jemi gati për diplomaci, por edhe të gatshëm të mbrohemi.

- Jemi gati për të vazhduar bisedimet në këtë format

- Nuk ishte e lehtë të dëgjoje Lavrovin gjatë takimit”, theksoi ai.

“Ne folëm gjithashtu për armëpushimin, por nuk u arrit asnjë përparim për këtë”, u tha Dmytro Kuleba gazetarëve pas bisedimeve me Lavrov.

Ai e përshkroi takimin si "të vështirë" dhe akuzoi Lavrovin për sjelljen e "narrativave tradicionale" në tryezë.

“Dua të përsëris se Ukraina nuk është dorëzuar, nuk dorëzohet dhe nuk do të dorëzohet”, theksoi Kuleba.

Për një armëpushim të mundshëm, Kuleba tha se "duket se ka vendimmarrës të tjerë të përfshirë", vërejti shtypi amerikan Forexlive. Dhe pa dyshim. Nëse është kështu, bisedimet do të vazhdojnë për të çuar asgjëkundi.