Zëdhënësi i Kremlinit zbulon çështjen e rëndësishme që do të diskutohet mes ministrave në Turqi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar shpeshherë në deklaratat e tij një takim ballë për ballë me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Sipas Zelenskyt, takimi me Putin është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Por sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peshkov në bisedimet të cilat po vazhdojnë në Antalia mes ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij ukrainas Dmitry Kuleba në prani të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tani, kjo çështje do të diskutohet.

“Kiev vazhdimisht kërkon bisedime të drejtpërdrejta mes Putinit dhe Zelenskit, tani kjo çështje po diskutohet nga ministrat e jashtëm”, tha Peshkov.

Gjatë konferencës, Peshkov foli dhe edhe për bombardimet në spitalin e Mariupolit, ku tre persona, duke përfshirë një vajzë të vogël, u vranë dhe të paktën 17 persona u plagosën nga bombardimet ruse.

Peshkov u shpreh se do të kryhet një hetim i posaçëm për këtë çështje dhe do të kërkohen shpjegime dhe informacione nga ushtria ruse.

Më herët gjatë ditës, Dmitry Poliansky, zëvendës përfaqësuesi i parë i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, tha se  Rusia kishte paralajmëruar më 7 mars  se spitali ishte kthyer në një bazë ushtarake nga e cila po qëllonin ukrainasit .