Zhvillimet e fundit nga Ukraina - Dita e 15 e luftimeve

Këtu keni një përmbledhje të zhvillimeve më të fundit nga Ukraina sot:

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës zhvillojnë bisedime për paqen në Antalia të Turqisë gjatë ditës së sotme

Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ndodhet në Poloni, një ditë pasi qeveria e saj refuzoi propozimin e Polonisë për të transferuar flotën e saj të avionëve në Ukrainë nëpërmjet SHBA-së dhe jo drejtpërdrejt.

Mbretëria e Bashkuar thotë se Moskës i është dashur të dërgojë trupa të rekrutuara në Ukrainë pavarësisht garancive të presidentit rus Vladimir Putin, bërë edhe këtë javë, se kjo nuk do të ndodhte.

Katër persona thuhet se u vranë - nga të cilët dy fëmijë - pasi një ndërtesë banimi pranë qytetit Kharkiv u bombardua gjatë natës nga forcat ruse, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë paralajmëruar se Rusia po bëhet gjithnjë e më e paarsyeshme dhe mund të përdorë sulme me armë kimike kundër civilëve në ditët në vijim.

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se 5,000 deri në 6,000 trupa ruse kanë vdekur deri më tani në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se bombardimi i Rusisë ndaj një spitali në qytetin e rrethuar të Mariupolit - i cili shkatërroi repartet e maternitetit dhe fëmijëve - është një krim lufte.

Edhe më shumë kompani private po zotohen t'i mbyllin bizneset në Rusi, ndërkohë që izolimi ekonomik i vendit vazhdon.