Bombardimet ruse i fshinë familjen, babai prek me fjalët e tij: Më falni që nuk ju mbrojta!

Në një kohë të shkurtër ai pa që njerëzit që ai donte më shumë se çdo gjë tjetër u larguan nga absurditeti i një luftë që po merr mijëra jetë njerëzish të pafajshëm.

Serhiy Perebyynis bashkëshorti i Tatiana Perebyynis dhe i dy fëmijnë Alica 9 vjeç dhe Nikita 18 vjeç të cilët mbetën të vrarë teksa po përpiqeshin të largoheshin nga bombardimet ruse  gjatë një ‘armëpushimi’ mbetën të vrarë, tashmë është një baba dhe bashkëshort i  shkatërruar.

Sipas Daily Mail ,Serhiy ka publikuar në Facebook fotot e gruas së tij të dashur, Tatiana, dhe dy fëmijëve të tyre, Alis dhe Nikita ku krahas fotos shkruante:

‘ Ai mi mori të gjitha. Tania nuk ia doli. Më duhet të t'ju shoh për herë të fundit. Më falni, që nuk ju mbrojta” një frazë që pasqyron dëshpërimin e një njeriu që u përpoq të shpëtonte familjen e tij nga sulmet ruse.

Mikja e Tatianës, Irina Nedava, gjithashtu ka bërë homazhe për familjen, duke shkruar në rrjetet sociale:

'Shoqja jonë... fëmijët e saj - Nikita dhe Alise, kumbari dhe kumbarët e Polinochka-s sime u mbuluan me zjarr mortajash, teksa përpiqeshin të largoheshin nga Irpen në një korridor humanitar... Tanya nuk guxoi të largohej nga shtëpia e saj për kaq shumë kohë, sepse prindërit e saj janë të sëmurë: babi është i sëmur dhe mamaja është në një karrocë me rrota me sëmundjen Alzheimer.

“Tanya ishte shpresa dhe mbështetja e tyre e fundit! Çfarë do të ndodhë me ta?'.

Ajo shtoi: “Nuk mund t’i përcjell emocionet e mia, duart më dridhen nga inati dhe lotët më rrjedhin në të njëjtën kohë! Nuk do të harrojmë kurrë asgjë!.

Pamjet tronditëse, të marra të dielën në Irpin, të vendosura në periferi të kryeqytetit të rrethuar Kiev, konfirmuan se forcat ruse sulmuan zonat e populluara me civilë, ku burra, gra dhe fëmijë u përpoqën të largoheshin nga vendi ndërsa Putin vazhdon të mohoj bombardimet e qyteteve ukrainase.