OKB: 516 viktima civile në Ukrainë, 908 të tjerë të plagosur

Zyra e OKB-së bën me dije se 516 civilë janë vrarë në Ukrainë prej fillimit të sulmeve ruse 2 javë më parë.

Sipas raportimeve 908 të tjerë janë plagosur ndërsa numri mendohet të jetë më i lartë.

OKB bën me dije se shumica e viktimave janë shkaktuar nga armët shpërthyese, përfshirë granatimet e sulmet ajrore.

Nga ana tjetër Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët teksa po zhvillon 'operacion special' në Ukrainë.