Rusia bombardon spitalin e fëmijëve dhe maternitetin në Mariupol, ende s'dihet numri i viktimave

Rusia ka bombarduar një spital fëmijësh dhe maternitetin në Mariupol të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas thonë në rrjete sociale se forcat ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve dhe shkatërrimi është kolosal. Numri i saktë i viktimave ende nuk dihet.

"Reparti spitalor i maternitetit dhe fëmijëve në qendër të qytetit është shkatërruar nga rusia."-tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko.

Ai shtoi se të plagosurit nga sulmi janë duke u evakuuar në spitalin më të afërt./BBC/