Rusët bombardojnë spitalin e fëmijëve në Mariupol, s’ka të dhëna për viktimat

Spitali i fëmijëve në Mariupol u shkatërrua nga sulmet ajrore ruse.

Një spital për fëmijë në qytetin port jugor është shkatërruar plotësisht nga bombardimet ruse, sipas këshillit të qytetit të Mariupolit.

“Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal,” tha ai.

Nuk dihet menjëherë nëse ka pasur viktima.