Evakuimi i ukrainasve pezullohet në disa qytete

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për një armëpushim që pritet të zgjasë 12-orë në gjashtë qytete në Ukrainë, për të lejuar evakuimin e civilëve, shkruan BBC

Në Izyum, një zyrtar rajonal tha se evakuimi i civilëve “është pezulluar për shkak të sulmeve ruse”.

Ndërsa në Mariupol, në jug-lindje Rusia vazhdon të bllokojë përpjekjet për evakuimin e civilëve dhe dërgimin e ndihmave humanitare, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës.

Në Sumy, në verilindje të Ukrainës, situata paraqitet e qetë. Njerëzit kanë arritur të largohen nga qyteti me makina private dhe autobusë që nga mëngjesi i sotëm, sipas një njoftimi të kryebashkiakut të qytetit.

Gjithashtu edhe në Enerhodar në Ukrainën jugore, gratë dhe fëmijët kanë arritur të largohen nga vendi.