", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/09/auto_6ddd09c1-77f3-4087-91f9-44ec084f4793-600x3601646835440.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Ish-ministri gjeorgjian shkon për të luftuar në Ukrainë

Ish-ministri gjeorgjian i Mbrojtjes Irakli Okryashvili i është bashkuar Legjionit Ndërkombëtar të Ushtrisë së Ukrainës, përcjell Gazeta Express.

“Irakli Okryashvili në Ukrainë me vullnetarë gjeorgjianë po na ndihmon në luftën kundër pushtuesve rusë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Okriashvili shkoi në Ukrainë me vullnetarë të tjerë gjeorgjianë, shtuan ata.

Irakli Okriashvili ishte kreu i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjeorgjisë nga viti 2004 deri në vitin 2006. Para kësaj, ai ishte ministër i Brendshëm.