‘Free Sky’ - Orkestra Simfonike e Kievit interpreton himnin e Ukrainës ndërkohë që pushtuesit afrohen

Më 9 mars, në orën 13:10 ,në sheshin kryesor të Kievit, “Maidan Nezalezhnosti”, në Sheshin e Pavarësisë,  filloi një fushatë artistike me thirrjen për të mbyllur qiellin mbi Ukrainë.

Muzikantë të Orkestrës Simfonike Klasike të Kievit, nën drejtimin e dirigjentit, "Artist i UNESCO në emër të paqes", z. Herman Makarenko, interpretuan një himn të Ukrainës dhe Evropës (një pjesë të Ludvig Van Bethovenit “Ode gëzimi”) si dhe një numër kompozimesh të famshme muzikore ukrainase.

Fushata nisi ditën kur lindi gjeniu me famë botërore i popullit ukrainas, Taras Shevchenko, në mbështetje të thirrjes së popullit ukrainas dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy drejtuar Perëndimit dhe vendeve të tjera për të mbyllur qiellin mbi Ukrainë dhe për të ndaluar që lufta të arrijë deri në zemër të Kievit, në “Maidan Nezalezhnosti”.

Në veçanti, orkestra interpretoi një fragment të baletit "Lileya" të kompozitorit ukrainas Kostiantyn Dankevych bazuar në baladën me të njëjtin emër nga Taras Shevchenko;

"Kozachok" nga opera e parë me libret në gjuhën ukrainase "Zaporozhets za Dunayem" nga Semen Hulak-Artemovsky;

këngë popullore ukrainase "Nich yaka misiachna";

një fragment të uverturës së operës "Taras Bulba" nga Mykola Lysenko.

“Ne duam që muzika e paqes, muzika e jetës në interpretimin tonë të arrijë në zemrën e çdo banori të botës së lirë dhe liderët e këtyre shteteve t'i ndihmojnë ata të marrin një vendim që do ta bënte qiellin e Ukrainës, nën të cilin ne po interpretojmë, “të sigurt”, theksoi Herman Makarenko.

Koncerti u  transmetua drejtpërdrejt në mënyrë maratonë në të gjitha kanalet televizive.