Ukraina, kryebashkiaku i Kievit: Kemi burime vetëm për një javë

Kievi mund të zgjasë vetëm "një javë" nëse forcat e Moskës e rrethojnë atë. 

Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitalii Klitschko në një intervistë për CNN, duke nënvizuar se burimet e qytetit mund të mjaftojnë vetëm për shtatë ditë. 

“Tani na duhen avionët, na ndihmoni”, ishte apeli i kryebashkiakut i cili iu referua mundësisë që Polonia të dërgojë Migs në Ukrainë. 

"Kiev është një objektiv i Moskës," shtoi ai.