Diplomati britanik zbulon dobësinë më të madhe të Putinit: Ai do ta humbasë luftën për shkak të saj

“ E vërteta do të dalë në shesh dhe as Putini nuk do të jetë në gjendje të ndalojë fuqinë e së vërtetës’.

Këto fjalë që tingëllojnë si të habitshme i përkasin Sir Roderic Lyne, një ish-diplomatë britanik i cili shërbeu si ambasador i Britanisë së madhe në Rusi midis viteve 2000-2004.

I njohur për analizat e tij të holla ish-ambasadori britanik në këtë deklaratë tërheq vëmëndjen tek teknologjia bashkëkohore dhe ndryshimi i të kuptuarit në gazetari, ndërsa analizon rrjedhën e luftës në Ukrainë, situatën e Putinit si dhe shpejgon se celulari arma më e madhe në botë sipas tij është armiku më i keq i presidentit rus Vladimir Putinit.

Në javën e parë të luftës, Vladimir Putin kishte deklaruar për mediat ruse se ishte e ndaluar të përdoreshin fjalë të tilla si 'sulm, okupim ose shpallje lufte'. Gazetarët rusë tani rrezikojnë të pushohen nga puna, të gjobiten dhe madje të burgosen nëse shkruajnë të vërtetën…

Sir Roderic, duke vlerësuar situatën aktuale të Putinit, tha: "Z. Putin është shumë nervoz dhe ballë për ballë me frikën e humbjes së kontrollit dhe punës së tij."

"Dobësia e tij më e madhe është telefoni celular. Ai do të përpiqet të mbyllë pjesë të internetit nëse mundet dhe të shtypë rrjetet sociale'.

"Kjo është shumë e vështirë. KGB-ja në të cilën ai u rrit nuk kishte pse të merrej me telefonat celularë.

“Çdo rus ka një telefon celular. Ukrainasit po thërrasin miqtë dhe të afërmit e tyre në Rusi. Ata po dërgojnë fotografi të së vërtetës në Rusi'.

"Ka rreth tre milionë rusë që janë larguar nga Rusia nën regjimin e Putinit, rusët që tani jetojnë në Britani, në Evropë, në Izrael, në Amerikën e Veriut dhe të gjithë flasin me miqtë dhe të afërmit në Rusi. Pra, e vërteta po njihet nga të gjithë dhe Putini nuk mund ta ndalojë atë.”

Sir Roderic tha se zoti Putin mund të përballet me një "kryengritje masive" nga populli rus ose të rrëzohet nga rrethi i tij i ngushtë, ndërsa Rusia goditet nga sanksionet ndërkombëtare.

Por ai paralajmëroi se mund të duhen vite që presidenti rus të detyrohet të largohet nga pushteti.

Ai u shpreh: "Ka dy mënyra në të cilat Putini mund të detyrohet të largohet nga pushteti. Njëra do të ishte një kryengritje masive.

“Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë së shpejti, sepse ai do të përdorë represionin maksimal absolut për ta ndaluar atë.

“Dhe tjetra do të ishte nga njerëz shumë të afërt me të, të cilët arrijnë në përfundimin se ky gabim i tmerrshëm po i kushton shumë shtrenjtë Rusisë dhe kjo mund të mos ndodhë së shpejti.