Ukrainasit: Rusët janë pajtuar për armëpushim dhe hapje të korridoreve humanitare
Zëvendëskryeministri ukrainas ka bërë të ditur se forcat e armatosura ruse janë pajtuar për armëpushim dhe të hapen korridoret humanitare, duke filluar nga ora 9 e mëngjesit dhe të mbesin si të tilla deri më 21:00.
Iryna Vereshchuk njoftoi se korridoret e evakuimit do të mbeten të hapura për disa orë në rajone të ndryshme, përfshirë qytetin e Mariupolit.
Megjithatë, ukrainasit paralajmëruan se forcat ruse mund të shkelin armëpushimin, siç edhe kanë bërë më parë.
E ministri i Jashtëm ukrainas dhe ai rus pritet të takohen nesër në Antalia të Turqisë, ku do të diskutojnë për situatën në Ukrainë.