Tatiana dhe 2 fëmijët e saj, që i fshiu nga dheu artileria e Putinit

Fotoja e tyre është mishërimi i asaj që po ndodh në Ukrainë, ku forcat ruse nuk po kursejnë as civilët.

Një nënë e përkushtruar ndaj fëmijëve të saj, e cila u vra pa mëshirë së bashku me fëmijët e saj të vegjël nga bombardimeve ruse gjatë një ‘armëpushimi’ ishte një ekonomiste e rangut të lartë që ishte larguar më parë nga dhuna në Donetks. 

Tatyana Perebeynos u vra së bashku me vajzën e saj Alise, nëntë vjeç, dhe djalin Nikita, 18 vjeç, pasi artileria ruse sulmoi mbi familjen  teksa ata përpiqeshin në mënyrë të dëshpëruar për t'u larguar nga qyteti i rrethuar i Irpin, Ukrainë.

Kjo foto e kësaj familje shkaktoi valë tronditëse në mbarë botën pasi u bë e qartë se ‘korridoret humanitare' të Vladimir Putnit ishin thjesh një mirazh.

Pas arratisjes nga forcat separatiste në Donetsk, familja u shpërngul në periferi të kryeqytetit ukrainas katër vjet më parë, ku ata planifikuan të rinovonin 'shtëpinë e tyre të përhershme' dhe të shikonin fëmijët e tyre të rriteshin.

Zonja Perebeynos ishte drejtuese e kontabilitetit në SE Ranking, një start-up IT dhe kishte bërë shaka me kolegët për të ardhmen e saj gjatë një udhëtimi pune në malet e Gjeorgjisë, vetëm tre ditë para se lufta të përfshinte Ukrainën.

Ajo ishte një kolege e dashur, e cila kishte një 'sens të shkëlqyer humori' .

“Gjithmonë mund t'i drejtoheshe asaj me pyetjet më idiote në lidhje me taksat, pagesat ndërkombëtare apo çdo gjë tjetër”, tha një koleg duke shtuar:

"Ajo gjithmonë përgjigjej me durim, duke i vendosur të gjitha opsionet në tryezë." 

Në deklaratën zyrtare të bërë nga kompania shkruhej:

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e koleges dhe mikes sonë të dashur, Tatyana Perebeynos, dhe dy fëmijëve të saj, në sulmin rus. Ajo dhe familja e saj po përpiqeshin të arratiseshin nga İrpin. Ne nuk mund të përshkruajmë dhe as ta lehtësojmë dhimbjen tonë. Tatyana dhe familja e saj u bënë viktima të dhunës kundër civilëve, një krim kundër njerëzimit. Ushtria ruse po kryen krime dhe duhet ndalur. Na janë thyer zemrat. Dhe lutjet tona janë me të gjithë ukrainasit që luftojnë për ekzistencë.”

Duke jetuar nga frika e pushtuesve rusë, Perebeynos nuk kishte mundur të ikte më herët me fëmijet e saj sepse po kujdesej për nënën e saj të sëmurë.

Ata ishin bashkuar me një mik të familjes përpara se t'u thuhej të kalonin një rrugë të ekspozuar pranë Kievit si pjesë e një rruge evakuimi humanitar që u premtonte atyre kalim të sigurt.

Tatyana mori dhe qentë e saj me vete. Njëri ngordhi kur familja u sulmua nga forcat ruse, ndërsa tjetri humbi këmbën.

Tatyana dhe burri i saj

Tatyana Perebeynos

Vajza e saj Alise, nëntë vjeç

Djali i saj Nikita, 18 vjeç