13 ditë nën pushtimin rus, 474 viktima në Ukrainë, 1,335 të plagosur prej 24 shkurt

Prej datës 24 shkurt, Rusia po sulmon Ukrainën duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Sipas shifrave të fundit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara numri i viktimave ka shkuar në 474.

Sakaq, 861 të tjerë sot janë plagosur duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 1,335 prej fillimit të luftës.

Shifrat mendohet të jenë shumë herë më të larta pasi disa zona e kanë të pamundur të bëjnë raportimin e tyre teksa përballen me sulmet ruse.