Lufta në Ukrainë/ Presidenti i Kinës bën thirrje për bisedime paqeje

Presidenti kinez Xi Jinping e ka përshkruar situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe bëri thirrje për "përmbajtje maksimale".

Ai i bëri komentet gjatë një takimi virtual me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, raporton transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Xi tha se prioriteti duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukrainë dhe tha se të tre vendet duhet të mbështesin bashkërisht bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe Pekini as nuk e ka dënuar dhe as falur veprimin kundër Ukrainës. 

Megjithatë Kina abstenoi nga një votim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënonte pushtimin.