Evakuim nga qyteti i rrethuar i Irpinit

Civilët filluan sot të largohen nga dy qytete të rrethuara të Ukrainës sipas marrëveshjeve të fundit të armëpushimit të rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës.

Autobusët janë parë duke u larguar nga qyteti Sumy në verilindje, ndërsa banorët janë larguar gjithashtu edhe nga periferia e Kievit, qyteti Irpin. Të dyja zonat kanë pësuar kohët e fundit bombardimet e ashpra ruse.

OKB thotë se dy milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë.

Më herët, shërbimi sekret ushtarak i Ukrainës deklaroi se një gjeneral rus ishte vrarë pranë Kharkiv.

Dy milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët.

Më shumë se gjysma kanë kaluar kufirin me Poloninë, tregojnë shifrat e fundit. Rreth 100,000 kanë ikur në Rusi dhe 450 në Bjellorusi.

Filippo Grandi, kreu i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha në fundjavë se kriza ishte kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një zjarrfikës mban foshnjën e një refugjati që iku nga konflikti në Ukrainën fqinje, në kufirin rumuno-ukrainas, në Siret, Rumani, të hënën, 7 mars 2022..