Dy video propagandistike që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë të rinjtë rusë të veshur me bluza të zeza me shkronjën "Z" dhe hashtag #СвоихНеБросаем.

Image

Në imazhet e shpërndara këtë fundjavë nga qytetet kryesore të Rusisë, kolonat e makinave me "Z" të bardha të ngjitura në dritaret e tyre dhe flamujt gjigantë rusë që valëviteshin nuk kaluan pa u vënë re.

Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/08/auto_9u091646740585.webp", "width": 790, "height": 446 } }

Shkronja ‘Z’ bëhet simbol lufte në Rusi, shihet kudo

Në fund të shkurtit para se të fillonte lufta imazhet e shumë tankeve ruse që ishin vendosur në kufi me Ukrainën me shkronjën ‘Z’ filluan të qarkullojnë në mediat sociale.

Shumë media perëndimore kanë diskutuar gjërësisht kuptimin e këtij simboli.

 Disa pretenduan se shkronja "Z", ishte shkruar në tanket ruse sepse përfaqësonte krahun perëndimor të ushtrisë , ndërsa shkronja "V" përfaqësonte krahun lindor. 

Disa shkuan më tej dhe thanë se objektivi numër një i Rusisë ishte Zelensky , dhe kjo është arsyeja pse shkronjat 'Z' ishin shkruar në tanke.

 

Ndërsa sipas ministrisë ruse të mbrojtjes shkronja "Z" do të thotë "Fitore" dhe  shkronja "V" do të thotë "Misioni do të përfundojë" .

Kamil Galeev, një studiues i pavarur dhe ish-anëtar i grupit të mendimit Wilson Center, tha:

 "Autoritetet filluan një fushatë të tillë propagandistike për të fituar mbështetjen popullore për pushtimin e Ukrainës. Ky simbol, i shpikur vetëm pak ditë më parë, është bërë një simbol të ideologjisë së re ruse dhe identitetit kombëtar”. 

Gazeta britanike Telegraph tha: "Z mund të jetë vetëm një shkronjë për ne, por Rusia e ka kthyer atë në emblemën e Luftës së saj" dhe shtroi një pyetje shumë të debatuar: "A mund të jetë 'Z' e Rusisë svastika e radhës?"

Ndërkohë që në botë vazhdon debati se çfarë do të thotë kjo shkronjë në Rusi tashmë është kthyer në simbol lufte.

Bizneset treguan mbështetjen e tyre për Putinin duke varur këtë shkronjë në dritaret e tyre.

Në një shtëpi të të moshuarve në Kazan, në Rusinë jugperëndimore, fëmijët me kancer dhe stafi i shtëpisë së të moshuarve pozuan në formën "Z" mbi dëborë për të treguar mbështetjen e tyre për operacionin ushtarak rus në Ukrainë.

Atleti rus Ivan Kuliak, i cili fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës të Gjimnastikës Artistike të zhvilluar në Doha, kryeqyteti i Katarit, kishte të njëjtin simbol tek bluza ai kur u ngjit në podium për të marrë medaljen e tij.

Maria Butina, deputete e parlamentit rus , i ngjiti jakës një Z të bardhë dhe iu drejtua ushtarëve rusë: "Bëni punën tuaj, vëllezër. Ne do ju mbështesim gjithmonë."

 Dy video propagandistike që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë të rinjtë rusë të veshur me bluza të zeza me shkronjën "Z" dhe hashtag #СвоихНеБросаем.

Në imazhet e shpërndara këtë fundjavë nga qytetet kryesore të Rusisë, kolonat e makinave me "Z" të bardha të ngjitura në dritaret e tyre dhe flamujt gjigantë rusë që valëviteshin nuk kaluan pa u vënë re.