Rusia ka thyer armëpushimin dhe po bombardon korridorin humanitar, thotë Ukraina

Forcat ruse kanë shkelur një armëpushim të përkohshëm të rënë dakord dhe po synojnë një korridor humanitar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, ka thënë ministria e jashtme e Ukrainës.

Autoritetet ukrainase dhe ruse kishin rënë dakord më herët për planet për një korridor humanitar për të lejuar civilët të largohen. 

Situata është bërë e dëshpëruar në Mariupol, me mungesë të ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike. 

Presidenti ukrainas tha më herët se një fëmijë vdiq nga dehidratimi në qytet për shkak të mungesës.

Iryna Vereshchuk, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, tha se korridori humanitar në Mariupol nuk u hap "për shkak të sulmeve ruse ndaj civilëve'.

Ajo tha se situata nënkuptonte se gratë, fëmijët dhe të moshuarit u penguan të largoheshin - por gjithashtu nënkuptonte se mallrat kritike si uji, ilaçet bazë dhe ushqimi nuk mund të dërgoheshin në qytet. 

“Është një katastrofë humanitare që ka nevojë për vëmendjen e gjithë botës”, tha ajo në një fjalim televiziv.