Putin kërcënon Evropën, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë mund të dalin jashtë loje

Lufta në Ukrainë i ka futur tregjet në panik, sepse Perëndimi është shumë i varur nga Rusia për energjinë e saj, e cila sjell të paktën 100 miliardë paund në vit  të ardhura për Kremlinin që mund të përdoren për të financuar pushtimin e tij në Ukrainë.

Ndërsa sot presidenti rus ka kërcënuar se do të mbyll tubacionin e tij të gazit që pompon pothuajse gjysmën e gazit të Evropës nëse bojkotohen karburantet ruse mes paralajmërimeve se kjo mund të rrisë çmimet e naftës mbi 300 dollarë për fuqi, gjë e cila i jep mundësi atij për më shumë para për të shpenzuar në fushatën e tij brutale në Ukrainë.

Ekspertët shprehen se vendet e BE-së duhet të rrisin prodhimin bërthamor dhe të mbështeten më shumë në termocentralet me qymyr në terma afatshkurtër, pavarësisht zotimeve neto zero të Evropës.

Çmimet e naftës janë rritur në nivelet e tyre më të larta që nga viti 2008, pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha se Uashingtoni dhe aleatët evropianë po shqyrtonin ndalimin e importeve të naftës ruse.

Rritja e çmimit të naftës mund t'i bëjë të paefektshme sanksionet perëndimore ndaj Rusisë pasi rritja e kostos së naftës së papërpunuar i lejon vendit të grumbullojë miliarda.

Çdo rritje prej 10 dollarësh në çmimet e naftës siguron një shtesë prej 15.2 miliardë paund (20 miliardë dollarë) për arkën e Kremlinit çdo vit, sipas një analize nga Elina Ribakova, zëvendës kryeekonomiste në Institutin e Financave Ndërkombëtare.

Pavarësisht se importet e naftës ruse kanë rënë pas pushtimit të Ukrainës, Ribakova vlerësoi se vendi mund të mbledhë ende mbi 152 miliardë paund (200 miliardë dollarë) këtë vit. 

“Është absolutisht e qartë se një refuzim i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global”, tha zëvendëskryeministri rus Alexander Novak në një deklaratë në televizionin shtetëror.

“Rritja e çmimeve do të ishte e paparashikueshme. Do të ishte 300 dollarë për fuçi nëse jo më shumë.'

Novak tha se Evropës do t'i duhet më shumë se një vit për të zëvendësuar vëllimin e naftës që merr nga Rusia dhe do t'i duhet të paguajë çmime dukshëm më të larta.

"Politikanët evropianë duhet të paralajmërojnë sinqerisht qytetarët dhe konsumatorët e tyre se çfarë të presin," tha Novak.

“Nëse doni të refuzoni furnizimet me energji nga Rusia, vazhdoni. Ne jemi gati për të. Ne e dimë se ku mund t'i ridrejtojmë vëllimet.'

Novak tha se Rusia, e cila furnizon 40% të gazit të Evropës, po përmbush plotësisht detyrimet e saj, por se do të ishte plotësisht brenda të drejtave të saj për t'u hakmarrë kundër Bashkimit Evropian pasi Gjermania muajin e kaluar ngriu certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2.

“Në lidhje me vendosjen e një ndalimi të Nord Stream 2, ne kemi çdo të drejtë të marrim një vendim përkatës dhe të vendosim një embargo ndaj pompimit të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1”, tha Novak.

“Deri më tani nuk po marrim një vendim të tillë”, tha ai. Por politikanët evropianë me deklaratat dhe akuzat e tyre kundër Rusisë na shtyjnë drejt kësaj. 

Rreth 40% e rezervave prej 488 miliardë paund (640 miliardë dollarë) të mbajtura nga banka qendrore e Rusisë janë ngrirë nga vende të ndryshme si pjesë e paketave të sanksioneve të vendosura si reagim ndaj vendimit të Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën.

Ndërkohë, gjatë fundjavës, diplomatët amerikanë fluturuan në Venezuelë, kombi më i pasur me naftë në botë, për të negociuar lehtësimin e sanksioneve të SHBA-së në këmbim të eksporteve më të larta të naftës së papërpunuar. 

Joe Biden po konsideron gjithashtu të fluturojë për në Arabinë Saudite për t'i kërkuar atyre të rrisin prodhimin e tyre të naftës.