Britania: Ne do ta mbështesim Poloninë nëse ajo i siguron Ukrainës, avionë luftarakë

Ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të mbështeste Poloninë nëse vendos t'i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë, por paralajmëroi se kjo mund ta çojë këtë vend "në vijën e drejtpërdrejtë të zjarrit".

"Unë do të mbështes polakët dhe çfarëdo zgjedhjeje që ata bëjnë," i tha ai Sky News, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të ofronte avionë që ukrainasit nuk do të ishin në gjendje të përdornin.

"Ne do ta mbronim Poloninë, do t'i ndihmojmë ata me çdo gjë që u nevojitet," tha ai. Polonia duhet të kuptojë se vendimet që merr jo vetëm që do të ndihmojnë drejtpërdrejt Ukrainën, gjë që është një gjë e mirë, por gjithashtu mund t'a çojë në vijë të drejtpërdrejtë të zjarrit nga shtete të tilla si Rusia apo Bjellorusia.

Ai tha se fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy drejtuar deputetëve britanikë që pritet sot do të jetë "tepër i fuqishëm", duke e përshkruar atë si një "njeri të mahnitshëm" dhe "shpirtin e Ukrainës".

Duke iu përgjigjur kritikave për trajtimin e refugjatëve nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ai tha se qeveria "mund të bëjë më shumë" dhe pretendoi se do të mbështeste Sekretarin e Brendshëm për të përmirësuar situatën "me shpejtësi rrufeje".