Disa nga imazhet më të fundit që vijnë nga Ukraina

Këto janë disa imazhe të fundit që vijnë nga Ukraina.

Një valë e dytë e refugjatëve nga Ukraina do të jetë më e rrezikuar se e para, ka paralajmëruar kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët. Filippo Grandi tha në një konferencë shtypi se nëse lufta vazhdon, njerëzit pa të ardhura dhe pa lidhje nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të ikin, raporton Reuters.

"Kjo do të jetë një situatë më komplekse për t'u menaxhuar për vendet evropiane në të ardhmen, dhe do të duhet të ketë edhe më shumë solidaritet nga të gjithë në Evropë dhe më gjerë," tha ai.