'Zhvillime të vogla pozitive'/ Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

Raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në kufi me Bjellorusinë ka përfunduar. Sipas Ukrainës ka zhvillime të vogla pozitive. Palët mësohet se do të mbajnë një tjetër raund diskutimesh.

"Rundi i tretë i negociatave ka përfunduar. Ka zhvillime të vogla pozitive në përmirësimin e logjistikës për korridoret humanitare.”-thotë  këshilltari i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak.

Krijimi i korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e shkatërruara nga lufta ka rezultuar i vështirë ditët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për vazhdimin e bombardimeve të saj.

Në përpjekje për tu larguar nga lufta, civilët janë vrarë, mes tyre fëmijë e të moshuar. Më shumë se 1.7 milionë ukrainas janë larguar deri më tani nga vendi i shkatërruar nga lufta, ndërsa pushtimi vazhdon në ditën e saj të 12-të.