OHCHR nxjerr shifrat: Më shumë se 406 civilë të vrarë në Ukrainë

Më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, tha Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në një deklaratë të hënën.

801 civilë të tjerë janë lënduar, sipas OHCHR, që pranoi se shifrat reale mund të jenë më të larta.

Shifrat përfshijnë të dhënat e mbledhura nga 24 shkurti 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, deri mesnatës e 6 marsit 2022, tha OHCHR.