VIDEO/ Në pamjet e filmuara nga droni duken raketat ruse që fluturojnë drejt zonave të banuara

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka siguruar pamje të xhiruara nga droni, të cilat shfaqin ato që besohet të jenë raketa ruse të tipit “Grad”, duke u hedhur në rajonin e Kievit, më 5 mars.

Xhirimet janë bërë nga vullnetarët që po i ndihmojnë ushtrisë ukrainase.

Ata nuk kanë treguar vendndodhjen e saktë, për arsye të sigurisë.