Negociatat/ Takimi i nivelit më të lartë Rusi-Ukrainë mbahet në Turqi

Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka njoftuar se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen më 10 mars në një forum në Antalia, Turqi.

"Takimi do të jetë trepalësh. Do të marr pjesë edhe unë. Qëllimi ynë parësor është ndalimi i konflikteve. Kemi evakuuar 12 mijë qytetarë tanë nga Ukraina. Ne do të mbajmë një samit trepalësh të enjten më 10 mars. Kemi bërë përpjekje të mëdha për të sjellë të dyja palët së bashku. Lavrov është gati të marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia. Gjithashtu dhe Kuleba, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, deklaroi gjithashtu se do të marrë pjesë", tha ministri i jashtëm turk në deklaratën e tij

Ky është takimi i parë mes ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë që nga fillimi i pushtimit rus.

Ndërkohë bisedimet e reja ruso-ukrainase sapo kanë filluar, transmeton televizioni shtetëror rus, i cili citon agjencinë shtetërore bjelloruse të lajmeve Belta.