", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/07/auto_Screenshot_111646643740.jpg", "width": 900, "height": 471 } }

Kryebashkiaku i Mylkolavi bën deklaratën e fortë: Rusët po përdorin armët termobarike

Kryetari i qytetit jugor të Ukrainës Mykolaiv ka folur sot për Sky News për situatën në qytetin e tij këtë mëngjes. 

Oleksandr Senkevych tha se trupat ruse filluan të bombardojnë zonën në orën 5 të mëngjesit mbi "ndërtesa civile" duke përfshirë dhe shtëpi. 

"Pothuajse 40 bomba ranë dhe nuk shpërthyen, të gjitha bombat ishin bomba termobarike, nuk bëhet fjalë për një luftë me trupat ushtarake, por më shumë me civilët," tha ai. 

“Ende nuk kemi konfirmim për persona të vdekur sepse ishim të përgatitur për këtë bombardim dhe njerëzit ishin në vende të veçanta por rreth 60 persona janë plagosur. 

"Këtë mëngjes ishte një thirrje zgjimi me bomba." 

Ai shtoi se bombat termobarike – të cilat janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar – po përdoren nga Rusia. 

Ai shtoi se trupat ruse kanë bombarduar gjithashtu kopshtin zoologjik të Mykolaiv, të cilin ai e përshkroi si "kopshtin zoologjik më të mirë në Ukrainë".  

“Tani kemi probleme atje”, tha ai. 

Ai u shpreh se e vetmja mënyrë që njerëzit të shpëtojnë nga qyteti është të udhëtojnë në Odesa sepse Rusia po mbledh "trupa rreth Khersonit".