Kina ofron ndihma humanitare për Ukrainën

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, ka njoftuar se Kina do të ofrojnë ndihma humanitare për Ukrainën.

Wang Yi gjithashtu ka përsëritur thirrjen se vendet, Rusia dhe Ukraina duhet të ulen dhe të negociojnë për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

Ndërkohë Ukraina ndodhet në ditën e 12 të pushtimit nga Rusia.

Pritet që vendet të zhvillojnë raundin e tretë të bisedimeve. Delegacioni rus dhe ai ukrainas janë takuar edhe dy herë të tjera që nga nisja e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, por deri më tani nuk ka pasur një rezultat konkret.